Vatër zjarri në Parkun e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 17:24
Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme vendin e quajtur Qafa e Butrintit.
Mësohet se flakët kanë përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit.
Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.
Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit.
Megjithatë ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.
