VIDEO/ Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne grupin parlamentar, një takim që vjen tre ditë pas betimit në Kuvend.

Mbledhja ka nisur në orën 10:00 dhe po mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe po drejtohet nga Taulant Balla, si kreu i grupit të të PS-së. Siç shihet edhe në pamjet e mësipërme, i pranishëm është edhe vetë Rama.

Burime bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve është përcaktimi i deputetëve të sapo betuar në komisionet parlamentare dhe vijimi i punës parlamentare.