“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit që t’ju ndërtojnë shtëpitë?”, Rama për median angleze: Nuk ka një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Britanisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj pretendimeve se një numër i madh shqiptarësh ndodhen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.
Në një intervistë për ''Times Radio'', Rama theksoi: “Ideja se kishte një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte një gënjeshtër për të bindur popullin britanik të largohej nga BE-ja.”
“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit që do t’ju ndërtojnë shtëpitë, do t’ju shërbejnë kafenë, do të jenë shoferët e taksive?” – u shpreh ai ndër të tjera.
Deklarata e tij vjen në një moment kur emigracioni vijon të mbetet një nga çështjet më të debatuara në politikën britanike, dhe shqiptarët shpesh përmenden për kriminalitetin.
"Where the hell you will find the people to build your houses, to serve you the coffee, to be your taxi drivers?"
— Times Radio (@TimesRadio) September 14, 2025
The idea that there was a high number of Albanians in UK prisons was a lie to convince the British people to leave the EU, says Albanian prime minister Edi Rama. pic.twitter.com/6wIG3Bs7ba
