Çobani: Zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, momenti më i keq për opozitën

Analisti, Genc Çobani në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhjet për bashkinë e Tiranës janë momenti më i keq për opozitën.

Çobani: Si zakonisht Rama tregoi edhe njëherë që është mjeshtër i provokimit politik.

Me mënyrën se si e zgjodhi, me procedurën me momentin, me vendin, me mbledhjen ku e shpalli nëse do e quajmë të tillë asamblenë, Rama provokoi dyfish.

Unë nuk e thashë në asnjë moment që është faji i mazhorancës.

Fajin në këtë mes po e theksoj edhe një herë është vërtet i opozitës.

Sepse ka kohë që mund të diskutohej, nuk e dim mbase e ka edhe asin nën mëngë.

Kemi të bëjmë me një palë zgjedhje të cilat janë jo më pak të rëndësishme se zgjedhjet që sapo u mbyllën.