VIDEO shokuese/ Burri ekz*kuton një grua në mes të qytetit, prokurori i Sorosit zbut akuzat

Një video tronditëse nga qendra e qytetit në Filadelfia, tregon një burrë që qëllon me armë një grua, në atë që duket të jetë një ekzekutim i ftohtë.

Këtë javë, prokurori uli gradën e akuzave ndaj autorit të ngjarjes, në një tjetër veprim të butë ndaj krimit, në një qytet tashmë të përfshirë nga dhuna.

Në video shihet një sherr mes tre personave: një burri dhe dy grave. Burri, John Kelly, shihet duke rrahur një nga gratë që ndodhej në tokë, ndërsa gruaja tjetër po përpiqej ta tërhiqte Kelly-n.

Më pas Kelly nxjerr një armë dhe qëllon mbi gruan që po e rrihte, e cila rrëzohet në gjunjë. Ai afrohet tek ajo, ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton.

Gruaja, e identifikuar si Lauren Jardine, u dërgua në spitalin Thomas Jefferson University Hospital dhe u shpall e vdekur.

Ka disa pretendime se Kelly po e sulmonte Jardine-n me një kaçavidë, ajo nxori një armë, ai ia mori armën me forcë dhe e vrau me të.

Fillimisht Kelly po përballej me akuza për vrasje si dhe disa akuza të tjera për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, që nga e marta, Prokurori i Filadelfias, Larry Krasner, i uli akuzat në vrasje me dashje, duke përmendur prova të reja në çështje. Megjithatë, ai nuk specifikoi se për çfarë provash bëhej fjalë.