Rusia mohon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë

Në lidhje me akuzat kundër Rusisë për gjoja shkelje të qëllimshme të hapësirës ajrore të Republikës së Polonisë nga mjetet ajrore pa pilot (dronë) ruse gjatë një sulmi të kombinuar preciz të kryer ndaj infrastrukturës ushtarake të regjimit të Kievit mbrëmjen e kaluar, dëshirojmë t’ju tërheqim vëmendjen mbi një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 10 shtator 2025.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar në mënyrë të qartë se sulmi nuk përfshiu asnjë objektiv në territorin e Republikës së Polonisë dhe se rrezja e dronëve që goditën objektet e industrisë së mbrojtjes ukrainase të cilët, sipas Varshavës, hynë në hapësirën ajrore të Polonisë është më pak se 700 kilometra.

Këto fakte rrëzojnë mitet që Polonia po përhap sërish me qëllim për të përshkallëzuar krizën ukrainase.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u detyrua ta pranojë këtë. Duke folur pas një takimi të Këshillit të NATO-s sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-s, të thirrur me kërkesë të Polonisë, ai nuk dha asnjë përgjigje për ndonjë provë që të tregonte për “qëllim” pas këtij “incidenti”. Ai tha vetëm se “një vlerësim i plotë është në proces.”

Pavarësisht mospërputhjeve të dukshme në pretendimet e Varshavës, dhe me qëllim që të sqarohet plotësisht incidenti për të gjitha palët e interesuara në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar konsultime mbi këtë çështje me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Polonisë. Ministria e Jashtme e Rusisë është e gatshme të kontribuojë në këto përpjekje.