Raketat ruse mbi Ukrainë i marrin jetën 32-vjeçares dhe foshnjës së saj, fqinjët: Tentuan të shpëtonin duke u ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 18:00
Rusia goditi sot kryeqytetin e Ukrainës me dronë dhe raketa – në sulmin më të madh ajror ndaj vendit që nga fillimi i luftës, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë kyçe qeveritare, sipas AP.
“Nexta” ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e një gruaje vetëm 32-vjeçare, e cila ka humbur jetën si pasojë e sulmit rus.
Në postim thuhet së 32- vjeçarja është Viktoria Hrebeniuk ndërsa në sulm ka humbur jetën dhe foshnja e saj vetëm dy muajshe.
Trupat ruse duket se shënjestruan shtëpinë e 32-vjeçares.
Fqinjët thanë se nëna dhe fëmija u hodhën nga dritarja e katit të gjashtë. Babai i foshnjës mbijetoi, por pësoi lëndime të rënda.
