Ushtria izraelite godet një tendë dhe një shkollë që përdorej për strehim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 17:56
Operacioni i ushtrisë izraelite në Gaza vijon të shkaktojë viktima të shtumta. Të paktën 21 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga agimi i ditës së sotme.
Al Jazeera raporton këtë, duke cituar burime mjekësore në Rrip, sipas të cilave shumica e vrasjeve ndodhën në Qytetin e Gazës, ku u goditën një tendë dhe një shkollë-strehim.
Tenda, e vendosur pranë spitalit al-Wafa, thuhet se strehonte persona të zhvendosur, ndërsa të paktën tetë persona u vranë në bastisjen ndaj shkollës së shndërruar në strehë, rreth rrënojave të disa ndërtesave totalisht të shkatërruara.
