Rrëzohet helikopteri në Minesota, nuk ka të mbijetuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 11:10
Një helikopter u rrëzua pranë Aeroportit Airlake, pranë qytetit Lakeville në shtetin amerikan të Minesotës, dhe nuk pati të mbijetuar në aksident, njoftoi policia lokale.
Policia tha se aksidenti u raportua dje rreth orës 14:45 sipas orës lokale, por nuk u njoftua se sa persona ishin në helikopter, raporton CBS News sot.
Askush në tokë nuk u lëndua në rrëzimin e helikopterit.
Aksidenti do të hetohet nga hetuesit e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), së bashku me Administratën Federale të Aviacionit.
