Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet një person në Astir. Numër i lartë efektivësh në vendngjarje, ja momenti i ndërhyrjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2025, 22:40
Një person është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në Astir, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore.
Mësohet se një grua ka bërtitur me zë të lartë, teksa policia ndërhynte tek një tjetër person.
Një numër i lartë policësh ndodhen në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën.
Blutë po vijojnë të ndërhyjnë për të neutralizuar situatën, teksa ende nuk dihet se cilat janë arsyet që çuan në përshkallëzimin e situatës.
