“Rrëfehet” vr*sësi i ish-kryeparlamentarit ukrainas: Punova i vetëm, nuk kam bashkëpunuar me rusët! E bëra në shenjë...
Një 52-vjeçar banues në Lviv, ka pranuar fajësinë për vrasjen e një ligjvënësi ukrainas në mes të ditës në qytet. Ai thotë se nuk ka bashkëpunuar me forcat special ruse por e kreu aktin në shenjë hakmarrje ndaj autoriteteve pas humbjes së të birit në luftë.
I dyshuari për vrasjen e ligjvënësit ukrainas Andriy Parubiy ka pranuar ka pranuar fajësinë për goditjen me armë që i mori jetën politikanit, duke pretenduar se e ka kryer krimin në shenjë hakmarrjeje kundër autoriteteve të vendit.
Parubiy, një politikan nacionalist, i cili ka patur më parë edhe detyrën e kryetarit të parlamentit të Ukrainës, ishte pre sipas policisë e një sulm të planifikuar me kujdes në qytetin perëndimor të Lvivit të shtunën.
Po, e pranoj që e vrava unë,- tha 52 vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, duke mohuar se kishte bashkëpunuar me ndonjë shërbim special rus.
Pasi qëlloi Parubiy-n, i dyshuari iku në pyll, ku dogji rrobat që mbante veshur dhe çmontoi biçikletën me të cilën po udhëtonte, tha Zyra e Prokurorit Rajonal të Lvivit.
Ai është lënë në paraburgim për 60 ditë ndërsa vijojnë ende hetimet për të vërtetuar nëse punoi i vetëm siç pretendon ose jo.
I dyshuari u tha gazetarëve se do të donte që një vendim të jepej shpejt në mënyrë që ai të shkëmbehej me trupin e djalit të tij.
I biri ishte një rreshter i ri në forcat e armatosura të Ukrainës i cili u vra në luftime, sipas ish-gruas së të dyshuarit, Olena Cherninka.
“Djali im ishte një hero që vdiq për Ukrainën”, shkroi Cherninka në një postim në Facebook të martën, duke pretenduar se e rriti e vetme djalin e quajtur Mykhailo-Victor, me shumë pak kontribut nga i ati.
Parubiy, i cili ishte 54 vjeç kishte qenë aktiv në politikën ukrainase që nga viti 1990, në kohën kur Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej.
Ai bashkëthemeloi Partinë Social-Nacionaliste të Ukrainës në vitin 1991, megjithëse më vonë u largua nga ky grup dhe shërbeu si anëtar i parlamentit nga viti 2007 deri në vdekjen e tij.

