HANLE, PARAJSA E QIELLIT TË ERRËT! Astro-turizmi në Indi tërheq vizitorë nga e gjithë bota

Qiejt më të errët të Indisë po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë në fshatin Hanle të Ladakhut. Prej krijimit të Rezervës së Qiellit të Errët, ky vend i izoluar është shndërruar në qendër të astroturizmit në Indi.

Qiejt më të errët të Indisë po tërheqin turistë nga e gjithë bota.

Në thellësi të rajonit të Ladakhut, në një peizazh magjepses dhe të izoluar ndodhet fshati Hanle i konsideruar një nga vendet më të errëta në botë për vëzhgimin e qiellit të natës.

Që prej themelimit të Rezervës së Qiellit të Errës Hanle në vitin 2022, ky vend është kthyer në një qendër të re të astroturizmit në Indi.

Me gjashtë fshatra, teleskopë të avancuar dhe udhërrëfyes vendas të trajnuar, Hanle ofron eksperienca unike nga vëzhgimet në çati me oborre private, deri te seancat profesionale pranë Observatorit Astronomik Indian.

Një tjetër ngjarje e shkëlqyer është Festa e Yjeve vjetore e Hanle-s , e cila mbahet çdo shtator në fund të dritares së shkurtër katërmujore kur fshati është i arritshëm për të huajt para se të fillojë dimri i ashpër. Festivali i natës tërheq vëzhgues të yjeve dhe astrofotografë seriozë nga e gjithë India, të cilët vijnë të armatosur me teleskopë dhe kamera të specializuara për vëzhgime të qiellit të thellë.

Observatori Astronomik Indian, i vendosur në Hanle, strehon një nga teleskopët më të lartë optikë në botë dhe është bërë qendër e edukimit astronomik për vizitorët. Banorët vendas, dikur barinj nomadë, janë trajnuar si guida astronomike për shërbime edukative dhe ekspedita.

Por rritja e papritur e turizmit ka sjellë edhe sfida. Verën e kaluar, pronarët e shtëpive të vogla i refuzuan turistët për shkak të kapacitetit të kufizuar. Ndërsa ndriçimi i tepërt kërcënon errësirën e natyrës, institutet e Astrofizikës Indiane po krijojnë ekuilibrin për të ruajtur errësirën.

Për të mbrojtur errësirën, fshatarët i fikin dritat në muzg dhe nuk ka furnizim me energji elektrike pas orës 23:00. Shumë vendas kanë instaluar gjithashtu perde errësire, abazhurë dhe llamba ngrohëse. IIA po vendos gjithashtu masa praktike si shënjues rrugësh për të mbajtur automjetet në shtigjet e caktuara dhe planifikon të decentralizojë astroturizmin në të gjithë Ladakh-un.

Qielli i Hanles është një dëshmi e një komuniteti që jeton në harmoni me natyrën dhe universin.