“Jeta nuk ka butonin rikthehu” – Mesazhi i fortë i psikologes Caka për drejtuesit e mjeteve

Një sekondë mungesë vëmendjeje në drejtimin e automjetit mund të sjellë pasoja të pariparueshme.

Këtë mesazh të rëndësishëm e përcolli psikologia Loreta Caka gjatë emisionit “Epiqendër” me moderatoren Sonila Musai, duke apeluar për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri në rrugë.

“Jeta nuk ka butonin ‘rikthehu’. Një çast shpërqendrimi mund të ndryshojë gjithçka,” – tha Caka, duke nënvizuar rëndësinë e përqendrimit të plotë gjatë drejtimit.