Psikologia Loreta Caka: Traumat nga aksidentet nuk kalojnë vetë, ndihma psikologjike thelbësore

Traumat e shkaktuara pas aksidenteve rrugore mund të jenë po aq të rënda sa dëmtimet fizike dhe nuk mund të kapërcehen pa mbështetje profesionale.

Kështu deklaroi psikologia Loreta Caka, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares dhe moderatores Sonila Musai, ku foli për ndikimin afatgjatë që ngjarjet e rënda rrugore kanë në shëndetin mendor të viktimave.

“Shumë persona që përfshihen në aksidente, qoftë si drejtues, pasagjerë apo këmbësorë, përjetojnë makthe, ankth të vazhdueshëm, ndjenja faji apo frikë që i ndjekin për kohë të gjatë. Këto nuk janë gjendje që kalojnë vetë. Duhet ndihmë profesionale”, – theksoi psikologia Caka.

Ajo shtoi se shpesh viktimat nuk i japin rëndësinë e duhur pasojave psikologjike, duke i neglizhuar ato ose duke menduar se “kalojnë me kohën”.

“Një psikolog është udhërrëfyes i domosdoshëm, që ndihmon individin të përpunojë atë që ka ndodhur, në mënyrë që të mos mbesë peng i traumës”, u shpreh Caka në fjalën e saj