“RAUNDI 2” PËR 19-VJEÇARIN IRLANDEZ! Alex Dunne do të garojë në provat zyrtare të Monzës
Pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në pistën e Austrisë, 19 vjecari nga Irlanda do të marrë pjesë në provat zyrtare të F1 në Monza të Italisë. Ai do të garoje për McLaren më 9 shtator, ku pritet të tregojë potencialin e tij.
19 vjecari irlandez Alex Dunne do të garojë për herë të dytë për McLaren, në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, në pistën legjendare të Monzës.
19-vjeçari bëri bujë në debutimin e tij në F1 në muajin qershor, ku në pistën Red Bull Ring në Austri, përfundoi në vendin e katërt, vetëm 0.069 sekonda pas Oscar Piastrit, një nga pretendentët për titull në Formula 1. Duke u bërë piloti i parë nga Irlanda që garon në një fundjavë të F1 pas 22 vitesh.
Talenti i ri do të tregojë aftësitë e tij me McLAren të premten, ne seancën e parë stërvitore të F1, që pritet të zgjasë rreth 60 minuta.
Duke folur për gazetarët, Dunne u shpreh se ndihet shumë i emocionuar për këtë mundësi te jashtëzakonshme.
"Gara ime e parë në Austri ishte një ditë tepër e veçantë për mua, ishte dita më e mirë e jetës time. Tani kam një mundësi të dytë, në pistën e Monzës, një mundësi historike. Shpresoj të përmirësohem, ose të paktën të ruaj nivelin e paraqitje në Austri dhe ti ndihmoj Landos dhe Oscarit sa më shumë të jetë e mundur përpara Çmimit të Madh, - tha ai.
Por ambicia e tij nuk mbaron ketu. 19 vjecari nga republika iralndeze po garon njëkohësisht edhe në kampionatin e Formula 2, ku ndodhet aktualisht në vendin e pestë në renditje, me dy fitore në Bahrein dhe Imola, dhe 30 pikë larg liderit Leonardo Fornaroli.
Pas Dunne, një tjetër I ri si Pato O’Ward do të garojë në pistën e Meksikës, gjatë provave zyrtare, ndërsa Abu Dabit më shumë mundësi shihet si destinacioni përmbyllësja i këtij sezoni.
Që prej vitit 2022 cdo skuadër e F1 është e detyruar te zhvilloje 2 seanca stërvitor gjatë sezonit, ku duhet t’iu japë mundësinë pilotëve të rinj. Rregulli është që 1 garues nuk mund të marrë pjesë në më shumë se 2 gara gjatë provave zyrtare të F1 në karrierën e tij, me qëllim që t’iu jepet Shansi sa më shuëm të rinjve të shfaqin potencialin e tyre.

