I konsideruar “tradhëtar”, gjithësesi Donnarumma i kalon një pjesë të kontratës së tij Milanit!

Gianluigi Donnarumma është lojtar i ri i Manchester Cityt, njoftimi vjen direkt nga rrjetet sociale të klubit anglez. Marrëveshja u bë pasi Luis Enrique vendosi ta largonte nga PSG dhe i bëri të ditur që duhet të gjente një skuadër tjetër.

Pasi Ederson u shit te Fenerbahce, City bëri një lëvizje për Gigion, një kërkesë e drejtpërdrejtë nga Guardiola.

Një marrëveshje me vlerë rreth 27 milionë euro, dhe që përfshin edhe... AC Milan. Donnarumma, i cili i kaloi vitet e rinisë me kuqezinjtë, do t'i sjellë ish-klubit të tij rreth 1 milion euro falë kontributit të solidaritetit që shpërblen klubet që stërvisin lojtarë të moshës 12 deri në 23 vjeç.