Finale e parakohshme në “US Open”/ Djokoviç e Alcaraz do të ndeshen në gjysmëfinale

Duket si një sfidë mes dy kohëve të ndryshme. Nuk ka si të jetë ndryshe kur Novak Gjokoviç ndeshet me Karlos Alkarazin, dhe kjo do të jetë gjysmëfinalja më e madhe e meshkujve në US Open.

Ish-numri 1 i botës dhe rekordmeni I Grand Slemeve është 38 vjeç, ndërsa rrugën për në finale ia pengon një 22-vjeçar si ylli I ri I Spanjës.

Gjokoviç mundi bindshëm në çerekfinale amerikanin Tejlër Fric me rezultatin 3-1 me sete. Ndeshja nuk ishte e lehtë për tenistin nga Beogradi, por gjithsesi ai ia doli me shifrat 6-3, 7-5, 3-6 e 6-4.

I mbiquajturi Nole, që synon titullin e 25-të Grand Slem në karrierë, e shpotiti disi publikun amerikan, me një pjesë të të cilit ka pasur probleme.

Veterani arriti gjysmëfinalen e 53-të në Grand Sleme, një rekord botëror, nga të cilët 14 I ka në Nju Jork. Alkaraz ndërkaq e pati pak më të lehtë.

Spanjolli I ri mundi çekun Jirzhi Leheçka 3-0 me sete, me rezultatin 6-4, 6-2 e 6-4! Pavarësisht nga rezistenca e rivalit, numri 2 I botës nuk vuri asgjë në diskutim.

Fitues I 5 Grand Slemeve, ai është pasardhësi I treshes së madhe të tenisit të përbërë nga Federer, Nadal e Gjokoviç, po ashtu si italiani Janik Siner, që është aktualisht numri 1 i botës.