Ankimimi i rezultatit zgjedhor, Kume: Opozita në të drejtën e saj, por s’pritet që të ndryshohet gjë

Partia Demokratike pritet që të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Për ekspertin zgjedhor Kristaq Kume opozita po përdor çdo gjë ligjore që ka në dorë për t’i ankimuar këto zgjedhje.

“Opozita është në të drejtën e saj dhe po përdor të gjitha hapësirat që i lejon ligji dhe Kodi Zgjedhor, pjesë e së cilës është dhe animimi i rezultatit final të zgjedhjeve.

Pra, me këtë nuk është se jemi në një situatë ekstra-politike, pasi është vazhdim dhe zbatim i asaj çfarë parashikon ligji, por për mua, referuar gjithçkaje që ka ndodhur deri më sot, në këtë proces zgjedhor dhe në fazën përfundimtare të tij, në shqyrtimin e anikimimet e bëra, nuk pres që të ketë një situatë të papritur.

Pra, nëse Partia Demokratike do ta depozitojë padinë e saj, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet dhe për mua duket se është e pritshme që do të njihet ky vendim i Rregullatorit dhe hapet më pas e gjithë hapësira për të vazhduar më tej e gjithë procedura, ku Presidenti do të caktojë dhe datën se kur do të mblidhet dhe Legjislatura e re”., u shpreh ndër të tjera ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë për “Ora News”.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KRISTAQ KUMEN