Pasuritë marramendëse të Mero Bazes dhe fëmijëve të tij
Një thënie e famshme e Indro Montanellit thotë: “Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera”.
Kjo është thënia që në fakt i përshtatet më së shumti Mero Bazes, i cili përveçse është pasuruar vetë duke u përdorur si vegël e pushtetit, në skemën e tij ka përfshirë edhe fëmijët e tij.
Prej javësh, CNA përmes investigimeve ka sjellë disa nga pasuritë e Mero Bazes dhe fëmijëve të tij, të cilat dyshohen se janë përfituar me skemën shantazho dhe sulmo.
Pasuritë e Mero Bazes
Hoteli 10 milionë dollarësh

Mero Baze gjatë muajit korrik, në një nga postimet e tij reklamoi hotelin e tij luksoz 10 milionë dollarësh në Ksmail, të vendosur në emër të djalit të tij Regon Baze.
Hoteli në Ksamil është në emër të djalit të Mero Bazes, Regon Baze me nipt M11930015J. Sipas të dhënave ky objekt është regjistruar në datën 30 Korrik të vitit 2021.
Hoteli ka plazh privat, siç e raporton dhe vetë, ka dhjetëra dhoma, është një hotel luksoz, i cili deklarohet se ka kushtuar sa vlera e një apartamenti 100 metra katrorë, pikërisht atje ku e ka blerë Mero Baze, në qendër të Bllokut, pasi sulmoi ndërtuesin.
Apartamenti te Brigada VIII
Mero Baze në prill të vitit 2015 publikoi një shkrim në të cilin sulmonte dhe akuzonte Lulzim Bashën, për kohën kur ky i fundit ishte kryebashkiak, për ndërtimin e një pallati në kryeqytet.
Pasi e sulmoi ndërtuesin Mero Baze mori apartament për veten dhe apartament dhe garazh për djalin e tij Regon Bazen.
Sipas të dhënave që CNA siguroi rezulton se në apartamentin e ndërtuar nga kompania “LID”, të cilën Mero Baze në 2015 e sulmonte, sot ushtron aktivitetin e bizneseve Mero Baze dhe djali i tij Regon Baze.
Apartamenti në rrugën “Themistokli Gërmenji”
Në dhjetor të vitit 2023, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, Mero Baze ka blerë një apartament rreth 93 metër katrorë. Apartament, të cilin, nga të dhënat e siguruara nga CNA, rezulton se Mero Baze e ka blerë për një vlerë totale rreth 200 mijë euro. Ndërkohë që vlera reale e një prone të tillë në atë zonë është dy deri në trefish më shumë se vlera me të cilën e ka blerë Mero Baze.
500 mijë euro nga Veliaj
Ashtu siç e kemi raportuar më herët, Mero Baze si një vegël e pushtetit dhe i Erion Veliajt ka përfituar nga ky i fundit qindra mijëra euro.
Sipas investigimit të CNA, Mero Baze është paguar rreth 500 mijë euro nga vëllai i Erion Veliajt dhe të tjera kompani të lidhura me kryebashkiakun e Tiranës.
Këto shuma parash janë dhënë për një periudhë të shkurtër kohore, sipas të dhënave që CNA ka mundur të sigurojë nga Tatimet. Nga këto të dhëna rezulton se Arbër Veliaj paguan Mero Bazen për reklama të ndryshme kompanish, të cilat janë dhe përfituese tenderësh në Bashkinë e Tiranës.
Godina 10 katëshe buzë detit Jon
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në një denoncim publik zbuloi se Mero Baze zotëron një pronë buzë detit Jon me vlerë miliona euro.
Bëhet fjalë për një godinë 10-katëshe e papërfunduar në zonën e ish-Kampit të Punëtorëve në Sarandë pranë resortit Santa Quaranta.
Kjo është vetëm një pjesë e pasurisë e Mero Bazes e bërë publike deri më tani, ndërsa ka edhe të tjera që CNA po i investigon.
Vila në Ndroq apo vila në Peshtan të cilën mund ta quajmë edhe resort. Këto dhe të tjera investigime do të vijnë në vijim për gazetarin që qelb erë.
Por, Mero Baze ose siç e quajmë ndryshe Plaku Mere, përmes strategjive të tij, sulmeve dhe shantazheve ka pasuruar dhe fëmijët e tij Regon Baze dhe Aldion Baze.
CNA ka sjellë materiale informuese mbi pasurinë e dy fëmijëve të gazetarit që qelb erë Mero Bazes.
PASURITË E REGON BAZES

Apartament dhe garazh te Brigada VII
Në godinën “LID”, të cilën Mero Baze dikur e sulmonte, gjoja në emër të parimeve të tij të gazetarisë, rezulton të ketë në pronësi një apartament dhe një garazh djali i tij, Regon Baze.
Prona apartament në emër të Regon Bazes, me një sipërfaqe rreth 100 metër katror, rezulton të jetë blerë me një vlerë fillestare rreth 100 mijë euro. Ndërsa garazhi, me një sipërfaqe 25 metër katror, rezulton në një vlerë 15 mijë euro.
Skema është e qartë, Mero Baze sulmon biznesin, ndërtuesin dhe më pas blen një apartament në emër të djalit për 1000 euro metrin katror. Ndërkohë që në atë zonë vlera e një prone është 2 deri në 3 herë më shumë.
Apartamenti në pronësi të djalit të Mero Bazes së bashku me garazhin vlerësohet nga 300 deri në 400 mijë euro.
Në prill të vitit 2020, pasi e ka sulmuar biznesin, ka blerë për “një copë bukë” apartamentin dhe garazhin, që rezultojnë në pronësi të djalit të tij Regon Baze.
MBI 10 MIJË METËR KATRORË TRUALL NË KSAMIL
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, rezulton se në emër të Regon Bazes dhe kompanive të tij është regjistruar një truall me sipërfaqe 10.600 metër katrorë në Ksamil. Të dhënat tregojnë se ky truall është blerë me një vlerë qesharake 2.8 milionë lekë të rinj, me 271 lekë metrin katror.
Pra, për vetëm 28 milionë lekë të vjetër është blerë trualli mbi 10 mijë metra katrorë i regjistruar në emër të djalit të Mero Baze, Regon Baze, ku më pas do të ndërtohej dhe hoteli në Ksamil, në një nga zonat më të shtrenjta.
Ky është një çmim qesharak pasi aq nuk është as referenca e zonës e jo më çmimi i tregut për zonën e Ksamilit.
Me një çmim qesharak blihet një truall mbi 10 mijë metra katrorë, në një nga perlat e turizmit shqiptar, regjistrohet në emrin e Regon Bazes, djalit të Mero Bazes, dhe më pas ndërtohet një hotel.
REGON BAZE U BË ME PRONA NË KOHËN E PANDEMISË
CNA zbuloi skandalin. Pronat e blera nga Mero Baze për djalin e tij, janë bërë në kulmin e pandemisë Covid-19 në prill të 2020.
Në një kohë kur bota ishte në një kolaps dhe Shqipëria ishte e mbyllur nga pandemia, Mero Baze blinte prona.
Më pas, në maj të po atij viti, Mero Baze vendosi redaksinë e gazetës “Tema” në pronën e blerë, në pallatin e ndërtuar nga kompania “LID”, të cilën ai dikur e sulmonte.
ALDION BAZE

CNA zbuloi dhe identifikoi kastravecin e Erion Veliajt dhe Mero Bazes, i cili falë lëpirjeve të babait të tij, “gazetarit që qelb erë”, ka përfituar nga ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, rreth 50 mijë paund për studime, të paguara nga taksat e shqiptarëve, ndërsa për shpagimin kujdesej babai.
Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i ka akorduar djalit të “gazetarit që qelb erë” Mero Baze, rreth 50 mijë paund nga Fondi i Ekselencës për të studiuar për drejtësi.

Si të mos mjaftonte kjo, Aldion Baze ka përfituar dhe poste në Bashkinë e Tiranës.
Sipas informacioneve të mbledhura edhe nga mediat, Aldion Baze, kastraveci i Veliajt dhe Mero Bazes, që nga viti 2020 është i punësuar si Drejtor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.
Në vitin 2023 rezulton se ky shtetas ka qenë kontrolluesi i Strategjisë së Bashkisë Tiranë për vitin 2023-2027.
Të gjitha këto që renditëm më lart dhe ato që do të vijnë më pas tregojnë pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë./ Marrë nga CNA.al

