MUZIKA SIPAS ALISON BALSOM! Trompetisja britanike rrëfen si u dashuria me xhazin nga një këngë: E urrej karaoken
Artistja britanike Alison Balsom ka rrëfyer këngët që e kanë frymëzuar dhe ato që nuk i duron dot, duke përmendur kujtime familjare, dashurinë për muzikën klasike dhe bezdine për karaoket. Ajo zbulon se do të donte që në funeralin e saj të luhej muzikë nga Mozart.
Trompetistja e njohur Alison Balsom ka treguar për herë të parë disa nga këngët që i pëlqejnë më shumë dhe disa që nuk i dëgjon dot në një intervistë të sinqertë për mediat britanike.
Rrëfeu se dashuria për muzikën nisi kur ishte vetëm 7 vjeçe, duke kujtuar se kishte mbetur e mahnitur kur dëgjoi për një album Xhaz.
Një nga këngët që e preku më shumë në atë kohë ishte "Con Alma".
Megjithëse është muzikante profesioniste, Balsom thotë se nuk i pëlqen aspak karaoket, por nëse do i duhej patjetër të këndonte, do zgjidhte këngën "Crocodile Rock" nga Elton John.
Ndër kujtimet më të dashura ka një moment familjar nga viti 1986, kur grupi Queen mbajti koncert në Knebëorth.
Ajo ishte shumë e vogël, por e dëgjoi koncertin bashkë me familjen nga një fushë pranë. Që nga ajo kohë, këngët e këtij grupi janë ndër të preferuarat e saj.
Për festa, kënga që zgjon më shumë energji sipas saj është "Boogie Wonderland", sepse ka ritëm të fortë dhe shumë energji.
Por ka edhe këngë që nuk i pëlqejnë fare. Një prej tyre është "Merry Xmas Everybody", sepse i kujton stresin e fundvitit dhe blerjet e lodhshme për Krishtlindje.
E pyetur se çfarë muzike do të donte në funeralin e saj, Balsom zgjedh dy vepra të mëdha klasike: Rekuiemin e Mozartit dhe Pasionin sipas Mateut nga Bach. Edhe pse e di që do zgjasin shumë, ajo thotë se ia vlen.

