Pas fejesës shumë po pyesin: A po bëhet Taylor Swift një grua konservatore?

Taylor Swift, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur nga miliona fansa, duket se po hyn në një fazë të re në jetën dhe karrierën e saj.

Pas njoftimit të fejesës me kampionin e futbollit amerikan, Travis Kelce, ajo po përqafon një stil më tradicional dhe konservator, që po tërheq shumë vëmendje dhe diskutime. Në këtë artikull do të shpjegojmë se si kjo kthesë po ndryshon imazhin dhe mesazhin e yllit të muzikës pop.

“Corriere Della Sera” ngre pyetjen: “A po hyn këngëtarja e famshme në një Epokë Konservatore?” Dhe nuk është e vetmja.

Postimi me të cilin më 27 gusht ajo njoftoi fejesën e saj është postimi më i pëlqyer në historinë e “Instagram”-it, me 35.5 milion pëlqime. Dhe shumë po pyesin njëlloj si kjo media: Pas më shumë se pesë vitesh feminizmi, a po kthehemi tani në një epokë më tradicionale?

Mace dhe diamante

Ka kaluar pak më pak se një vit nga shtatori i vitit 2024, kur Taylor Swift kishte dhënë mbështetjen e saj në zgjedhje për Kamala Harris në “Instagram”, dhe atë e quajtën një “grua që kujdeset për mace dhe pa fëmijë”. Kjo shprehje ishte përdorur më parë nga J.D. Vance, aktualisht zëvendëspresident i SHBA-ve, i cili e kishte përshkruar kështu që në vitin 2021.

Në zgjedhje gjërat shkuan siç shkuan. Dhe ajo, mbrojtësja e “grave që kujdesen për macet pa fëmijë” që mbushën stadiumet në turneun e saj botëror, vendosi të qëndrojë: Ajo u afrua seriozisht me të fejuarin e saj, kampionin e futbollit amerikan Travis Kelce. Edhe Donald Trump, që në fushatën zgjedhore kishte thënë “nuk e duroj”, tani e ka uruar çiftin për fejesën.

Nga byzylykët e miqësisë te veshjet e markave

Ndryshimi duket edhe në stilin e saj. Taylor Swift po kalon nga stili i thjeshtë me byzylykë miqësie që janë shumë të famshëm mes fansave të saj, tek një stil më elegant dhe konservator, me veshje nga marka si “Ralph Lauren”. Në foton e fejesës, ajo dhe i fejuari i saj shfaqen me veshje nga kjo markë, dhe fansat spekulojnë se kjo mund të jetë një kod nga këngëtarja për fustanin e saj të martesës.

Sa i përket martesës, shumë besojnë se ajo do të zhvillohet në Kansas City, qyteti ku çifti u takua për herë të parë dhe ku ai luan futboll, në vend të ndonjë metropoli të famshëm apo destinacioni ekzotik. Pronari i një hoteli në këtë qytet, shprehet se kjo do të jetë një “martesë mbretërore amerikane“. Ceremonia pritet të jetë më klasike sesa spektakolare, dhe madje edhe Martha Stewart ka ofruar publikisht ndihmën e saj për organizimin e dasmës.

Kostot

A do ta kushtojë kjo për Taylor Swift? As shërbimet e Martha Stewart, dhe ndoshta as dasma, që mund të sjellë marrëveshje milionëshe për këngëtaren. Por vendimi për të lënë pas identitetin e vajzës që kërkon dashurinë, shpesh me zemër të thyer, për të kaluar në një rol të ri,  atë të gruas që ka gjetur princin e kaltër, dhe ndoshta së shpejti edhe të nënës është një ndryshim i madh.

Edhe pse ajo nuk është nga ato gra që pas martesës braktisin punën, historia e popit tregon se fansat shpesh nuk falin kur artistet me famë botërore bëhen nëna. Shumë prej tyre, si Madonna, Beyonce, Rihanna apo Britney Spears, kanë pasur një pauzë ose rënie pas mëmësisë.

Pra, a është një gabim kjo lëvizje tradicionale e Taylor Swift? Për momentin, duket se jo, popullariteti i saj është i jashtëzakonshëm, dhe 35.5 milionë fansa duket se e mbështesin plotësisht.