Psikologia Caka sqaron rëndësinë e përgatitjes së fëmijëve para nisjes së shkollës
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", psikologia Loreta Caka ndau këshilla për prindërit dhe fëmijët mbi mënyrat më të lehta e të shëndetshme për t’u përshtatur me fillimin e vitit të ri shkollor.
" Fëmijët si fillim duhet të vazhdojnë avash-avash të meren me përgatitjet, të blejnë gjërat e shkollës që të motivohen pak që po marrin gjërat e reja, sepse tashmë e dijmë të gjithë që kur blejmë gjëra të reja ndihemi më mirë.
Duhet të vazhdojnë me përgatitjet e zgjimit, të flejnë në orar e të zgjohen në orar, që kjo gjëja mos të ndikojë shumë në psikologjinë e tyre.
Duhet të minimizojnë teknologjinë dhe të fillojnë të lexojnë nga një libër jashtëshkollor që kjo gjëja ti fus pak në temën dhe në rrjedhën e pjesës së mësimeve.
Çdo gjë duhet ta marrim si një gjë që përfundon dhe vazhdon. Gjërat duhet t'i marrim shumë më lehtësisht dhe nuk duhet ti mbimendojmë. Janë gjëra që ndodhin, janë gjëra që ne duhet ti bëjmë. Pushimet do na vijnë prap dhe ne të jemi sa më të lumtur. Edhe puna duhet bërë.
Prindërit duhet të bëjnë një bisedë shumë shoqërore me fëmijët dhe të mos kenë paragjykimin që ta shikojnë fëmijën sikur çfarë po shpreh sepse ato brenda vetes kanë një barrë emocionale që nuk dinë ta shprehin si duhet", u shpreh Caka.
