Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2025, 08:25
Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney.
Policia u thirr në konsullatë rreth orës 08:00 sipas orës lokale, pas raportimeve se një automjet i paautorizuar ishte parkuar në hyrje të godinës.
Agjentët u përpoqën të flisnin me shoferin, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre dhe i dha gaz makinës duke u përplasur me portën hyrëse
39-vjeçari u arrestua në vendngjarje dhe po merret në pyetje, teksa raportohet se një polic mori plagë të lehta si pasojë e këtij incidenti.
