THE ROCK, “BABA I VITIT” NË INSTAGRAM! Vajzat e tij e transformojnë me grim qesharak (PAMJET)

Dwayne “The Rock” Johnson ka fituar sërish zemrat e fansave, këtë herë jo në kinema, por në shtëpi, duke lejuar vajzat e tij Jasmine dhe Tiana ta grimonin në mënyrë qesharake. Videoja u bë virale duke e shpallur aktorin “babai i vitit”

Në një postim të fundit në Instagram, aktori i njohur hollivudian Dwayne Johnson shfaqet në një rol të papritur: model për vajzat e tij të vogla.

Jasmine dhe Tiana, me gjithë fantazinë e tyre fëminore, e transformuan “The Rock” duke i vendosur buzëkuq të kuq, hije sysh të forta, vathë plastikë dhe ngjitësa në kokë. 52-vjeçari, i njohur për rolet e tij macho në filma aksioni, nuk nguroi të qeshte me veten dhe ta ndante këtë moment me miliona ndjekës.

“E di që nuk do të jenë gjithmonë të vogla, ndaj do ta duroj këtë ‘loje’ gjithë ditën. Do ta përsërisim prapë,” – shkroi Johnson, duke e kthyer postimin në një mesazh emocional për kalimin e kohës dhe rëndësinë e momenteve me fëmijët.

THE ROCK, “BABA I VITIT” NË INSTAGRAM! Vajzat e tij e

Reagimet e fansave ishin të shumta dhe pozitive, duke e cilësuar “baba i vitit” për afërsinë dhe dashurinë që tregon ndaj vajzave të tij.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i filmave “Fast & Furious”, “Jumanji” apo “Black Adam” ndan situata të ngjashme.

THE ROCK, “BABA I VITIT” NË INSTAGRAM! Vajzat e tij e

Shpesh ai ka publikuar foto e video ku vajzat e lyejnë me grim ose e vizatojnë, duke treguar se pavarësisht famës e pasurisë, Johnson e sheh veten mbi të gjitha si baba.

THE ROCK, “BABA I VITIT” NË INSTAGRAM! Vajzat e tij e

Së fundmi, ai ka zbuluar se Jasmine dhe Tiana do të kenë role të vogla edhe në filmin e animuar “Moana 2”, ku Johnson rikthehet në zërin e personazhit Maui. Krahas tyre, ai është edhe baba i Simone Garcia-s, 23 vjeçe, nga lidhja e tij e mëparshme.

Me këtë video të thjeshtë, por të ndjerë, Johnson dëshmoi se përtej imazhit të “shkëmbit” të fortë të Hollywood-it, mbetet i brishtë dhe i përkushtuar kur bëhet fjalë për familjen.