Pamela Anderson dhe Liam Neeson konfirmojnë romancën?
Romanca e bujshme mes aktores Pamela Anderson dhe aktorit Liam Neeson ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, ndërsa së fundmi është përfolur se mund të ishte vetëm një lojë publiciteti.
Megjithatë, një burim i afërt me çiftin ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i quajtur “qesharake” dhe duke theksuar se lidhja e tyre është e vërtetë dhe e sinqertë.
58-vjeçarja e “Baywatch” dhe protagonisti 73-vjeçar i “Taken” ndezën rrjetet sociale kur u shfaqën duke shkëmbyer puthje e përqafime në tapetin e kuq gjatë promovimit të filmit të tyre të ri, “The Naked Gun”, i cili u publikua në gusht.
Burimi sqaroi gjithashtu se dyshja kalojnë kohë së bashku jo vetëm në evente, por edhe në jetën e përditshme, përfshirë vizitat në shtëpinë e Pamela-s në Kanada.
Neeson është shprehur hapur se është “i dashuruar” me Anderson, të cilën e cilëson “fantastike”, ndërsa Pamela ka deklaruar:
“Nuk mund të mos biesh në dashuri me të”.
Edhe pse disa ndjekës mbeten skeptikë, shumica e fansave i shohin si një çift të papritur, por shumë simpatik.

