“Do të më mungojë shumë…”/ - Ndërron jetë aktori i filmave “Baywatch” dhe “The Hangover”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Aktori ndërroi jetë të dielën, më 24 gusht, me lajmin e trishtueshëm të konfirmuar nga familja e tij.

Konkretisht, nusja e tij, Tracy Robbins, njoftoi vdekjen e tij në një postim në llogarinë e saj personale në “Instagram”.

Pasi postoi disa foto familjare me aktorin, ajo shkroi në mbishkrimin e postimit të saj se vjehrri i saj “ndërroi jetë” i rrethuar nga të dashurit e tij.

Më konkretisht, ajo tha: “Vjehrri im i dashur ndërroi jetë në paqe dje, më 24 gusht, i rrethuar nga familja e tij e bukur (dhe ndoshta duke dëshiruar që dikush t’i sillte një martini)”.

Tracy Robbins e përshkroi Floyd Levine si “vjehrri, gjyshi dhe shakaxhiu më i mirë”. Më pas, në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj, ajo shtoi se do t’i mungojë humori dhe historitë e tij:

“Do të më mungojë shumë, por e di që ai tashmë i bën engjëjt të qeshin”, ndërsa e mbylli duke shkruar: “Të dua gjysh dhe po… ti gjithmonë e bëre në mënyrën tënde deri në fund”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tracy Robbins (@mrstracyrobbins)