Këngëtari italian zgjedh bregdetin shqiptar, poston foto nga pushimet në Dhërmi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2025, 21:45
Artisti i mirënjohur italian Gianni Morandi ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të bërë disa ditë pushime.
Përmes një postimi të njërit prej hoteleve në vijën bregdetare të Jonit bëhet me dije se këngëtari ka zgjedhur Dhërmiun për të kaluar disa ditë.
Duket se pushimet po përkojnë edhe me tërheqjen e Morandi nga rrjetet sociale. Në një video të ndarë në profilin e tij në Instagram një ditë më parë, ai shkruan: Djema, po bëj një pushim nga rrjetet sociale. Telefoni nuk më kap më. Së shpejti!

