Shenjestër e shp*rthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi: Nuk qëndron kështu e vërteta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2025, 19:30
Këngëtari Jozefin Marku reagoi pas dyshimeve se lënda plasëse që iu vendos një banese në Fushë Krujë, kishte atë në shenjestër.
“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta. Faleminderit për secilin nga ju që ka shprehur merakun me mesazhe“, tha Marku.
