FOTO/ Auron Tare nxjerr zbuluar Ministrinë e Kulturës: Përdor fotot nga Kina si të Shpellës së Himarës

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka reaguar sërish ndaj Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) pas publikimit të disa fotove që sipas tij paraqisnin gabimisht Shpellën e Spillesë në Himarë.

Pas denoncimeve të Tares për betonizimin dhe shkatërrimin e hapësirës historike, ministri Blendi Gonxhja reagoi duke publikuar disa foto të supozuara të projektit të shpellës dhe duke mohuar pretendimet për ndërtime të paligjshme.

Tare shkruan se fotot e publikuara nga MEKI nuk i përkisnin Shpellës së Himarës, por një shpellë në provincën Huashan të Kinës. Ai theksoi se imazhet mund të verifikohen lehtësisht dhe i konsideroi si një tentativë e dështuar për të mashtruar publikun.

FOTO/ Auron Tare nxjerr zbuluar Ministrinë e Kulturës: Përdor
Postimi i Blendi Gonxhes

Tare me hërët ka denoncuar gjendjen e Shpellës së Spillesë në Himarë. Ai publikoi pamjet e postuara nga një qytetar i zonës dhe theksoi se ky monument ka rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë historike dhe turizmin kulturor. Sipas Tares, pamjet e betonizimit flasin vetë dhe tregojnë shkatërrimin e hapësirës historike.

Shpella e Spilës në Himarë, e njohur edhe si “Shpella e Odiseut” dhe e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, është një nga thesaret më të rëndësishme arkeologjike dhe historike të bregdetit jugor të Shqipërisë dhe mbart vlera të jashtëzakonshme për turizmin kulturor.