Aksident tragjik/ Humbin jetën dy 16-vjeçarë në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2025, 08:26
Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, në Kastoria, ku dy 16-vjeçarë humbën jetën.
Sipas informacioneve, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Korisos të Kastorias, ka ndodhur një aksident trafiku dhe përmbysje e një automjeti pasagjerësh.
Dy fëmijët u nxorën nga automjeti, por u pa shenja jete. Pesë zjarrfikës dhe dy automjete morën pjesë në operacionin e shpëtimit.
