FOTO+VIDEO/ E dashuruar me Shqipërinë, gazetarja kryesore e Sky News rikthehet me pushime në bregdetin e Jugut

Gazetarja e njohur e Sky News, Yalda Hakim, e cila për vite me radhë ishte një nga figurat kryesore të BBC-së, është rikthyer në bregdetin e jugut të Shqipërisë për disa ditë pushimi.

Hakim, e lindur në Kabul dhe e rritur në Australi, ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga qëndrimi i saj në Dhërmi me familjen e saj, ku është akomoduar në hotel.

Screenshot 95
Screenshot 95

Shqipëria nuk është një destinacion i panjohur për të, pasi gazetarja ka një raport të veçantë me vendin tonë, sidomos pas mikpritjes që shqiptarët treguan për refugjatët afganë në vitin 2021. Në atë kohë, qindra afganë u strehuan në Shëngjin për t’i shpëtuar regjimit taleban.

 

Fondacioni që ajo drejton, The Yalda Hakim Foundation, luajti një rol kyç në shpëtimin e 59 studentëve nga American University of Kabul, si dhe të disa gazetarëve dhe komedianëve, duke i ndihmuar ata të largoheshin nga Afganistani.

Yalda Hakim
Yalda Hakim

Falë këtij fondacioni, qindra vajza dhe djem në pamundësi ekonomike kanë vijuar studimet e larta në universitete prestigjioze. Për komunitetin afgan, Yalda Hakim konsiderohet “Vajza e Kombit”.

 

Katër vite më parë, gjatë një vizite në Shëngjin, mes bashkatdhetarëve të saj, ajo u shpreh: “Këtë histori, këtë gjest të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, do t’ia rrëfej të gjithë botës”.

Screenshot 99
Screenshot 99

Kthimi i saj në jugun e Shqipërisë për pushime shihet si një tjetër dëshmi e lidhjes së veçantë që gazetarja ka krijuar me vendin dhe njerëzit e tij.

Screenshot 100
Screenshot 100
Screenshot 101
Screenshot 101