Lil Nas X lirohet nga burgu pas akuzave për s*lm ndaj policisë
Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Hill, është liruar nga burgu të hënën pasdite pasi pagoi 75,000 dollarë garanci, pas akuzave për një incident me policinë.
Fituesi i çmimit Grammy u arrestua të enjten në mëngjes, kur u pa duke ecur pothuajse nudo në Ventura Boulevard, i veshur vetëm me të brendshme të bardha dhe çizme kaubojsi.
Sipas autoriteteve, Hill ka sulmuar disa oficerë policie përpara se të arrestohej.
Ai u dërgua fillimisht në spital për shkak të dyshimeve për mbidozë me lëndë narkotike dhe më pas u transferua në burgun e qarkut.
Prokuroria ka ngritur katër akuza për vepra penale, përfshirë agresion ndaj një oficeri policie.
Të hënën, gjatë paraqitjes në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Hill nuk dha asnjë deklaratë për media, ndërsa u largua në heshtje.
Avokatja e tij, Christy O’Connor, e cilësoi incidentin si “një devijim të rrallë” dhe këmbënguli se Hill nuk ka pasur kurrë probleme me drogën apo ligjin.
“Raporti i policisë thotë se ai u dërgua në spital për një mbidozë të mundshme,” deklaroi gjykatësi Martin Herscovitz gjatë seancës.
“Kjo është e saktë, por ende nuk dihet nëse kjo ishte e vërtetë apo thjesht një hamendësim i një oficeri,” u përgjigj O’Connor. “Ne nuk e dimë çfarë ndodhi saktësisht.”
Gjatë seancës, Hill pranoi të ndjekë takimet e Narcotics Anonymous, si pjesë e kushteve të lirisë me garanci.
