VIDEO/ KOKSH përkujton rekordin olimpik të peshëngritësit Ymer Pampuri në Mynih 1972

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot Ymer Pampurin, i cili në Lojërat Olimpike Mynih 1972 përfaqësoi Shqipërinë në peshëngritje, ku garoi në peshën 60kg.

Ymer Pampuri arriti rekordin olimpik në stilin e forcës ose “Military Pressme” 127.5kg, rekord që ka mbetur i pathyer edhe sot e kësaj dite, pasi ky stil u ndalua të ushtrohet që prej vitit 1972. Këtë rekord e mbajnë edhe Norair Nurikyan i Bullgarisë dhe rusi Dito Shanidze.

Në dy stilet e tjera Ymer Pampuri arriti të ngrejë përkatësisht 90kg dhe 125kg. Në dygarësh në total, Ymer Pampuri ngriti 342.5kg, duke u renditur në vendin e nëntë, ndërsa vendin e parë e mori bullgari Norair Nurikyan, që vendosi edhe rekordin botëror në dygarësh me 402.5kg.

Ymer Pampuri mbetet një nga legjendat e sportit të peshëngritjes shqiptare. Ymer Pampuri mbylli sytë përgjithnjë më 18 janar 2017, në moshën 72-vjeçare.