VIDEO/ Berat Gjimshiti titullar, Atalanta 'ngec' në barazimin 1-1 kundër Pisas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2025, 12:35
Në Bergamo, Atalanta dhe Pisa barazuan 1-1. Për vendasit titullar luajti Berat Gjimshiti në mbrojtje, por debutuesit miq ia dolën të merrnin një pikë.
Ishte pikërisht Pisa që në minutën e 26-të kaloi në epërsi me autogolin e Hien. Ndërkohë Scamacca në pjesën e dytë vendoi ekuilibrat shumë herët, por për pjesën e mbetur të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi.
