MILANI DREJT FIRMËS ME CONRAD HARDER! Kontratë 5-vjeçare me pagë rritëse sezon pas sezoni. Opsioni “Vlahovic” mbetet i komplikuar
Milani është shumë pranë nënshkrimit me Conrad Harder nga Sporting Lisbona. Marrëveshja me klubin portugez është arritur, ndërsa kontrata pesëvjeçare pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Pas përfundimit përfundimtar të opsionit Boniface, Milani ka vendosur të përqendrohet tek Conrad Harder, i cili pritet të bëhet sulmuesi më i ri i kuqezinjve.
Takimi i së dielës në mëngjes në “Casa Milan”, ku morën pjesë Furlani, Tare dhe trajneri Allegri, shënoi pikën e kthesës. Pak para mbërritjes së teknikut, nga selia u pa të largohej agjenti i sulmuesit danez të Sporting Lisbonës, duke lënë të kuptohet se marrëveshja po shkon drejt përfundimit.
Prania e tij edhe në “San Siro” gjatë sfidës me Cremonesen kishte sinjalizuar se Boniface nuk ishte më alternativë, për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike.
Të hënën pritet të mbahet një takim tjetër me agjentin për të mbyllur detajet e kontratës, e cila do të jetë pesëvjeçare me pagë fillestare 1.5–2 milionë euro në vit, që do të rritet gradualisht sezon pas sezoni.
Ndërkohë, marrëveshja mes Milanit dhe Sportingut është e plotësuar: 24 milionë euro plus 3 milionë bonuse, ndërsa klubi portugez do të përfitojë edhe 10% nga një shitje e ardhshme.
I lindur në vitin 2005, Harder është produkt i akademisë së Nordsjælland, ku spikati me 27 gola në 24 ndeshje për skuadrën U-19. Ai debutoi në Superligën daneze më 4 qershor 2023 dhe, pas kalimit të plotë në ekipin e parë, ka regjistruar 9 gola dhe 4 asistime në 43 ndeshje.
Pas largimit të Gyökeres drejt Arsenalit këtë verë, Harder është parë si pasuesi i tij natyral dhe si një nga talentet më premtues të futbollit nordik.
Ndërkohë, pista për një tjetër sulmues është bërë më e vështirë. Nëse për Boniface ishte planifikuar një huazim me kosto të ulët, investimi për Harder është shumë më i madh.
Opsioni Vlahovic mbetet i dëshiruar, por pas golit kundër Parmës dhe përqafimit të tifozëve, serbi duket më pranë qëndrimit te Juventusi. Gjithsesi, deri në fund të merkatos, nuk përjashtohen surpriza që mund të ndryshojnë skemën e sulmit kuqezi.

