Luan Rama: Është Naimi që bëhet Shqipëri. Nuk është vetëm një varg, është monument dashurie

Postimi nga Luan Rama:

Etyd

MORE NAIM SHQIPËRIA…

Nuk është vetëm një varg, varg Shqipërie, prej atyre që dinte të zemërzonte bardi i madh i Pilurit të Shqipërisë, Lefter Çipa.
Është monument dashurie.

Është mali i krenarisë, lartësia hyjnore prej nga ku “bilbili i viseve të mia”, vjen prej kohës në kohë e trupëzohet brenda mëmëdheut.

Është Naimi që bëhet Shqipëri.

Ja, këtë emocion ndjeva ndërsa pashë mbanë një udhe një tufëz me dhi prirë prej cjapit përçor. Dhe më erdhën ndërmend vargjet:

“Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,

Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija…”

Është Naim Shqipëria.