Rritet presioni rritet mbi kryeministrin britanik Keir Starmer për çështjen e migracionit
Kryeministri britanik Keir Starmer përballet me presion në rritje për krizën e anijeve të vogla, pasi protestat vazhduan jashtë hoteleve të azilantëve dhe një sondazh sugjeroi se votuesit mendonin se ai nuk po arrinte ta zgjidhte problemin.
Kryeministri dhe qeveria e tij kanë përcaktuar masa për të përshpejtuar sistemin e apelimit për azil për të ndihmuar largimin e njerëzve pa të drejtë qëndrimi në Britaninë e Madhe.
Por, ish-sekretari i Brendshëm i Partisë Laburiste, David Blunkett, tha se qeveria deri më tani nuk kishte arritur të ofronte një “përgjigje gjithëpërfshirëse ose një narrativë të kuptueshme” për përballimin e krizës.
Deri më tani këtë vit, një numër rekord prej 28 076 personash kanë kaluar Lamanshin me anije të vogla, 46% më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.
Protestat në vendet ku strehohen azilkërkuesit vazhduan gjatë fundjavës dhe qeveria është e përgatitur për beteja të mëtejshme ligjore mbi përdorimin e hoteleve.
Një sondazh i “YouGov “për gazetën “The Times” zbuloi se 71% e votuesve besojnë se kryeministri po e trajton keq çështjen e hotelit të azilit, përfshirë 56% të mbështetësve të Partisë Laburiste.
