MARATONË NOTI NË LIQEN! Pogradeci nderon rekordmenin Agron Ruvina. Mbi 100 garues në dy disiplina

Në Pogradec, u mbajt edicioni i pestë i Maratonës së Notit “Agron Ruvina” që nderon sportistin rekordmen. Mbi 100 pjesëmarrës garuan në dy disiplina

Pogradeci organizoi për të pestin vit, Maratonën e Notit "Agron Ruvina" në nder të notarit rekordmen.

Më shumë se 100 sportistë të moshave të ndryshme garuan në  dy disiplina 300 m stil i lirë dhe në garën 2 km për profesionistët.

Për familjarët dhe miqtë e Agron Ruvinës, kjo maratonë emocione të disafishta.

Kujtojnë e nderojnë njeriun, dhe sportistin rekordmen

Në garën stil i lirë për 14 vjeçarët vendin e parë e mori pogradecarja Lizi Gusho, gara 2 km për profesionistë u fitua nga durrsaku Devi Shtaro ndërsa gara e veteranëve u fitua nga pogradecarja Ana Angjellari.