I riu me monopatinë aksidentohet nga një makinë në Pogradec, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2025, 23:48
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit, në hyrje të qytetit të Pogradecit.
U raportua se një i ri i cili drejtonte një monopatinë u përplas me një mjet tip BMW, e cila ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore në kryqëzim.
Për pasojë është lënduar në krah drejtuesi i monopatinës i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit BMW deklaron se ka qenë patina e cila e ka goditur atë.
