Merr flakë makina në Vlorë, dyshohet se...

Një makinë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur pranë pyllit të Sodës në Vlorë.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur zjarrfikësit dhe kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit që rrezikonte edhe një pjesë të pyllit aty pranë.

Ndërkohë dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në automjet.