Bernardo Silva kapiten, Guardiola: E zgjodha vetëm për një arsye

Bernardo Silva është zgjedhur kapiten i Manchester City për sezonin e ri. Trajneri Pep Guardiola zbuloi edhe arsyen e këtij vendimi.

Sipas tij, në sezonin e kaluar, kur ekipi ishte në vështirësi të mëdha, futbollisti portugez ishte gjithmonë aty duke dhënë kontributin e tij dhe për këtë është vlerësuar me shiritin e kapitenit.

“E zgjodha kapiten për një arsye. Sezonin e kaluar, kur ishim në vështirësi, ai ishte gjithmonë aty për të ndihmuar. Ai ishte aty në stërvitje, i rraskapitur. Kishim vetëm 13/14 lojtarë plus ata të akademisë dhe luanim ndeshje çdo 3 ditë. Megjithatë ai ishte gjithmonë aty.

Bernardo Silva është lojtari që ka luajtur më shumë minuta gjatë kohës sime këtu. Ka qenë gjithmonë i disponueshëm. Edhe kur nuk luan, tregon bujarinë e tij me një buzëqeshje”, u shpreh Guardiola.