Avaz i vjetër në Kuvendin e Kosovës/ Drenori: Po insistohet që në krye të Kuvendit të jetë një grua
Analisti, Xhavit Drenori në një intervistë në Ora News u shpreh se po insistohet që në krye të Kuvendit të Kosovës të jetë një grua.
Drenori: Në fakt kjo që ndodhi sot e vërtetoi atë që e kemi thënë më herët që problemi nuk është thjesht ligjor por është mosgatishmëri e klasës politike që me këtë rezultat të zgjedhjeve të prodhohen institucionet, të krijohen institucionet.
Tani siç duket Vetvendosja është e betonuar në pozicionin e saj që kandidatin për kryetar të Kuvendit mos të marrë si imponim nga subjektet të tjera por të vendosë si subjekt pra me autonomi të plotë se kë dëshiron ta bëjë pra kryetar të Kuvendit.
Dhe me gjasa do jetë kryetare me insistim sepse siç duket siç pamë edhe sot edhe emri i dytë që u pasua pas Albulena Haxhiut ishte i zonjës Donika Gërvalla.
Jemi në një situatë kur nuk ka lëvizje nga pozicionet dhe gjykata Kushtetuese nuk mund të imponojë realisht krijim të institucioneve.
