Albulena Haxhiu u shmanget pyetjeve “A do ta respektoni aktgjykimin? A do të heqësh dorë?”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2025, 11:38
Albulena Haxhiu nuk iu përgjigj gazetarëve ndërsa po hynte në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.
“Nuk ju kemi parë moti. Po më vjen shumë mirë që po takohemi”, tha deputetja.
Ndërkaq, ajo nuk iu përgjigj pyetjeve nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta respektojë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe nëse ajo do të heqë dorë nga përpjekja për t’u bërë kryeparlamentare në rast se sërish nuk i merr votat e nevojshme.
