NGA KINEMAJA NË TEATËR! Mjeshtri Quentin Tarantino tregon planet për shfaqjen më të re: Skenari është shkruar tashmë

Regjizori i njohur amerikan Quentin Tarantino ka njoftuar se projekti i tij i radhës do të jetë një shfaqje teatrale në West End të Londrës, me provat që pritet të nisin në janar dhe me një angazhim që thotë se do t’i marrë deri në dy vite. Ende pa zbuluar detaje, regjisori lë të hapura mundësitë per te sjellë një shfaqje muzikore, një mister vrasjeje, një adaptim filmi apo një komedi tipike me humor të zi.

Regjisori njohur i kinematografisë Quentin Tarantino ka bërë të ditur se projekti i tij i radhës nuk do të jetë një film, por një shfaqje teatrale në Londër, duke shënuar kështu debutimin në skenën e famshme të West End-it.

Lajmin e dha gjatë një interviste në podcast-in The Church of Tarantino, ku u shpreh se teksti tashme eshte shkruar.

Do të nisim punën në janar dhe më pas do të më marrë ndoshta një vit e gjysmë apo dy nga jeta ime, tha ai.

Vendimi i Tarantinos nuk është edhe aq i papritur per publikun.

Prej kohësh regjisori ka deklaruar se filmi i tij i ardhshëm do të jetë edhe i fundit, duke mbyllur kështu një epokë në Hollywood.

Edhe pse detajet për shfaqjen janë të pakta, duke njohur stilin e Tarantinos dhe gjallërinë e West End-it, opsionet për spekulim janë të shumta.

Muzika ka qenë gjithmonë pjesë kyçe e filmave të tij. Ndjekesit flasin se mund te sjelle një Reservoir Dogs të rikrijuar në skenë, ku personazhet këndojnë Little Green Bag duke ecur ngadalë në rresht, ose një moment ku Mr Blonde interpreton një version dramatik të Stuck in the Middle With You teksa skena mbushet me tension.

Nga ana tjeter duke pasur parasysh se Tarantino ka një talent të veçantë për të ndërtuar histori rreth vendeve të caktuara dhe personazheve me sekrete të errëta, ai mund të frymëzohej nga trashëgimia e The Mousetrap, një nga shfaqjet më jetëgjata të Londrës.

Një thriller teatral me gjurmë të stilit të tij unik do të siguronte vendin e tij në historinë e skenës britanike për dekada.

Aktualisht në West End dominojnë shfaqjet e bazuara në filma të njohur si Harry Potter, The Devil Wears Prada, The Lion King apo Back to the Future.

Një Tarantino i pranishëm në këtë trend do të mund të sillte në skenë një film klasik, por të ripërpunuar sipas imagjinatës së tij të me një kthesë të përgjakshme që do të bënte publikun të ngrihej më këmbë.

Megjithate mundësia më e afërt me deklaratat e vetë Tarantinos mbetet komedia.

Ai ka shprehur dëshirën për të shkruar një komedi teatrale, ku publiku bëhet pjesë aktive e rrëfimit