RIKTHEHET “MOKRA N’FEST”/ Festa e traditës dhe natyrës bën bashkë banorët dhe turistët e huaj (FOTO+VIDEO)

Festivali i përvitshëm tradicional Mokra N’Fest u rikthye sërish këtë vit ku nuk munguan shfaqjet kulturore të zonës. Turistë nga Shqipëria dhe jo vetëm shijuan jo vetëm traditat por edhe kuzhinën tradicionale.

Banorë e turistë u bënë bashkë në Mokër të Pogradecit për të festuar e trashëguar më të mirat e traditës.

Ndarja e kulaçit, dollia me 101 shëndete dhe vallja dyshe e burrave u risollën në Urën e Golikut.

Turistët e huaj nuk e fshehin surprizën e ndërthurjes së traditës me bukurinë natyrore.

“Kam ardhur së me pëlqen shumë Mokra, gëzuar Festën Mokrës. Jam nga Peshkopia hera e parë në Mokër. Shumë bukur”

RIKTHEHET “MOKRA N’FEST”/ Festa e traditës dhe

“Nga Rumania. Kam vjehrrin këtu. Kam burrin shqiptar. Kam dy vjet. Më pëlqen. Do rikthehem”

Vendasit cilësuan kuzhinën tradicionale si kulmin e këtij festivali.

RIKTHEHET “MOKRA N’FEST”/ Festa e traditës dhe

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Pogradec shpjegoi se këto evenimente shërbejnë jo vetëm për turizmin por edhe për ruajtjen e kulturës.

Organizatorët vlerësuan se aktiviteteve iu bashkuan më shumë se 4 mijë persona që u argëtuan nën ritmet e muzikës dhe shijuan ushqimet e bukuritë e Mokrës