USHQIM NË KËMBIM TË PLASTIKËS! Një zgjidhje kundër urisë dhe ndotjes në Indi: “Sa më shumë mbeturina, aq më i shijshëm vakti”
Në qytetin indian Ambikapur, një mensë inovative ofron ushqim në këmbim të mbeturinave plastike, duke ndihmuar njëkohësisht në luftën kundër urisë dhe ndotjes. Ky model është përhapur edhe në qytete të tjera në Indi.
Në qytetin indian të Ambikapurit, njerëzit nuk po paguajnë me para për një vakt të ngrohtë, por me plastikë.
Iniciativa e quajtur Garbage Cafe po ndihmon në luftën kundër dy krizave të mëdha: urisë dhe ndotjes nga plastika.
Për çdo një kilogram plastikë të dorëzuar qese, shishe apo ambalazhe, qytetaret marin një vakt të plotë me oriz, perime, bukë dhe sallatë. Për gjysmën e kësaj peshe, ofrohet mëngjesi.
Ideja nisi në vitin 2019, me sloganin “Sa më shumë mbeturina, aq më i shijshëm vakti”, dhe është financuar nga buxheti i higjienës i Bashkisë së Ambikapurit.
“Po ushqejmë njerëz të uritur dhe po pastrojmë qytetin në të njëjtën kohë”, thotë Vinod Kumar Patel, menaxher i Garbage Cafe.

Çdo ditë, dhjetëra qytetarë me të ardhura të ulëta, përfshirë mbledhës të mbeturinave dhe të pastrehë, sjellin plastikë në këmbim të ushqimit.
Deri me tani janë mbledhur mbi 23 tonë plastikë, duke kontribuar në uljen e plastikës që përfundon në landfill.

Edhe pse një pjesë e vogël në krahasim me 226 tonët totalë që prodhon qyteti, kjo iniciativë synon të mbledhë mbetjet që nuk kapen nga sistemi tradicional i riciklimit dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e qytetarëve.
