VIDEO/ Një shkop golfi i ushtarit ukrainas të plagosur, zbulohet dhurata e Zelenskit për Trump. Ja çfarë i tha në video-mesazh…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dhuroi dje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një shkop golfi që ai vetë e kishte marrë si dhuratë nga një ushtar ukrainas i plagosur: zyra e presidencës ukrainase e bëri të ditur, sipas Tgcom24.
Shkopi më parë i përkiste Kostiantyn Kartavtsev, një rreshteri të vogël që humbi një këmbë në muajt e parë të pushtimit rus të Ukrainës. Golfi është bërë pjesë e rehabilitimit të nënoficerit të plagosur, tha Zelensky duke i dorëzuar dhuratën Trump-it.
“Kreu i shtetit (Zelensky) gjithashtu tregoi një video në të cilën Kostiantyn Kartavtsev i kërkon Presidentit të Shteteve të Bashkuara të ndihmojë Ukrainën të përfundojë luftën me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhet në një deklaratë të presidencës ukrainase.
“Donald Trump e pranoi dhuratën, regjistroi një video në të cilën falënderonte luftëtarin ukrainas për shkopin e golfit dhe i dorëzoi Presidentit të Ukrainës çelësat simbolikë të Shtëpisë së Bardhë.”
