Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, arsyeja është e frikshme

Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre.

Policia bën me dije se i arrestuari, me iniciale A. Ll., akuzohet për veprimet e mëposhtme: dhunë ndaj partneres dhe tentativë për zjarrvënie.