E rrezikuar nga lëvizjet dhe çarjet e tokës, zhvendoset kisha 113-vjeçare në Suedi
Një kishë 113-vjecare në Suedi, e rrezikuar nga lëvizjet e tokës, po zhvendoset e tëra në ekstremin verior të vendit, përmes një rrugëtimi prej 5 kilometrash.
Struktura e ndodhur në qytetin Kiruna daton që në vitin 1912 dhe është hipur mbi platforma gjigante kamionësh që po e transportojnë drejt qendrës së re.
Objekti i kultit po udhëton me një shpejtësi prej 500 metrash në orë dhe rrugëtimi i tij ka gjasa të zgjasë të paktën 2 ditë. Qendra historike e Kirunës është e rrezikuar nga çarjet e tokës, që kanë ardhur si pasojë e gërmimeve në miniera.
Lëvizja e kishës përbën momentin më spektakolar dhe simbolik për Kirunën, që ndodhet 145 kilometra në veri të Rrethit Arktik.
Udhëtimi nisi me një bekim nga fmullitari i kishës dhe kur ceremonia përfundoi, motorët e mjeteve të transportit u dëgjuan të ndizeshin. Në orën e parë të udhëtimit, objekti ka kryer 30 metra.
Turma njerëzish u rreshtuan anës rrugës, nën rrezet e diellit, për të parë strukturën teksa zhvendosej.
