Presidenti i KE-së flet pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ukraina duhet të ketë forca të armatosura për t’u vetëmbrojtur

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka dhënë një deklaratë pas bisedimeve të liderëve europianë , Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë.

“Tani është koha për të përshpejtuar punën tonë praktike për të vendosur në vend një garanci të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s me angazhim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Antonio Costa.

“Por ushtria e Ukrainës duhet të jetë “vija e parë e mbrojtjes”, shtoi ai.

Costa tha se garancia kryesore e sigurisë  një temë kyçe diskutimi që nga bisedimet e Donald Trump me Vladimir Putin të premten  duhet të jetë që Ukraina të ketë forca të armatosura të afta për të mbrojtur sovranitetin e saj. 

Ai ka folur gjithashtu për nevojën për të avancuar në bisedimet trepalëshe  të cilat do të përfshijnë Trump, Putin dhe Volodymyr Zelenskyy- dhe për anëtarësimin e Ukrainës në BE.